Maqedoni

Grubi: Vendi ka siguruar 530 milion dollar nga FMN

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka kumtuar një lajm të mirë për të gjithë qytetarët e vendit në këtë kohë krize.

Ai nëpërmes një statusi ka njoftuar se vendi ynë ka arritur të sigurojë 530 milion dollar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar mjete këto të cilat do të jenë në dispozicion të ruajtjes së stabilitetit ekonomik në kohë të krizës globale ekonomike dhe energjetike të cilët mes tjerash sipas Grubit kontribuojnë shumë në tejkalimin e sfidës së fundit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10 D.

“Kjo marrëveshje e arritur është konfirmim objektiv i politikave të qëndrueshme ekonomike dhe zhvillimore që po zbaton Qeveria. Faleminderoj partnerët tanë strategjik për mbështetjen dhe përgëzoj Ministrin e financave, Fatmir Besimi që me ekipin e tij kanë bërë punë të shkëlqyeshme për arritjen e kësaj marrëveshje shumë të rëndësishme”, ka shkruar mes tjerash Grubi.