MaqedoniTop Lajme

Kovaçevski thotë se nuk do të ndërrohen ministrat e BDI-së, lavdëron ministrin Bekteshi

Shpërndaje

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot tha se nuk do të ketë ndryshime në Qeveri sa i përket emërimeve të ministrave, përfshi këtu ministrat e BDI-së. Kovaçevski theksoi se i vetmi ndryshim do të jetë emërimi i Risto Penovit, për ministër të Vetqeverisjes Lokale, ndërsa lavdëroi punën e ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në ndërtimin e termocentralit diellor me kapacitet prej 17 MW në Amzabegovë të Shën Nikollës.

“Unë nuk pres ndryshime në resorët e tjera. Ja këtu pëshembull ka Ministër të Bdi-së që mori pjesë në ndërtimin e centralit fotovoltaik më të madh në shtet dhe mund të them se ai është Ministër i Ekonomisë, në mandatin e të cilit është bërë kjo. Sa i përket propozimit të z. Panovit për ministër të ri të Vetqeverisjes Lokale, sa të përfundojë kjo ngjarje në kabinetin tim do ta nënshkruaj nominimin për Panovin dhe do ta dërgoj ne Kuvend.- tha mes të tjerash Kovaçevski.