Maqedoni

Kryeministri Kovaçevski në hapjen e takimit të parë të Komunitetit Politik Evropian

Shpërndaje

Me seancë plenare zyrtare, filloi takimi i parë i Komunitetit Politik Evropian në Pragë filloi ku Kryeministri Dimitar Kovaçevski mori pjesë së bashku me liderët e BE-së, në Ballkanin Perëndimor, ose më saktë gjithsej 44 kryetarë të Qeverive dhe shteteve nga Kontinenti Evropian. Në këtë takim, si delegacion qeveritar, morën pjesë ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Bujar Osmani dhe Ljupço Nikolovski.

Në seancën plenare, fjalën hyrëse përshëndetëse mbajti Kryeministri çek Petr Fiala, i cili theksoi rëndësinë e këtij takimi të rëndësishëm ku për herë të parë kryetarët e shteteve dhe qeverive nga kontinenti evropian në kuptimin më të gjerë flasin në baza të barabarta.

Bëhet fjalë për një diskutim politik në nivel të lartë me synim vendosjen e bashkëpunimit të vendeve të kontinentit evropian në kushtet e trazirave botërore dhe gjeopolitike.

Fokusi i Komunitetit Politik Evropian janë tre çështjet më të rëndësishme dhe të lidhura aktualisht që bashkojnë të gjitha vendet, përkatësisht lufta në Ukrainë, situata në energji dhe ekonomi.

U theksua rëndësia e solidaritetit me Ukrainën dhe popullin e saj, si dhe forcimi i masave kufizuese me qëllim rritjen e presionit ndaj Rusisë dhe përfundimin e luftës.

Bashkëpunimi dhe solidariteti në të gjithë Evropën mund të ndihmojë për të kontribuar në zbutjen e pasojave të krizës energjetike botërore të shkaktuar nga agresioni ushtarak kundër Ukrainës. Qëllimi i takimit është që të veprojmë së bashku për të theksuar rëndësinë e dialogut për sigurimin e paqes dhe sigurisë, si dhe zgjidhjet e përbashkëta në drejtim të diversifikimit të burimeve të furnizimit me energji.

Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së theksuan se qëllimi i komunitetit politik evropian është t’u japë vendeve aspirante ndjenjën e përkatësisë në klubin evropian përpara anëtarësimit të tyre zyrtar në BE.