Rama rrëzon ERE-n për çmimin e energjisë: Nuk kemi aplikuar ende fashën e re
Sot Enti Rregullator i Energjisë njoftoi se në muajin nëntor dhe dhjetor, do të aplikohet çmimi 42 lekë për kilovat mbi fashën 800 kilovat.
Por kryeministri Edi Rama, rrëzoi vendimin e ERE-s duke thëne se qeveria nuk ka vendosur ende fashën e re të energjisë elektrike për 800 kwh. Rama bëri të qartë se ERE vendos çmimin, por aplikimin e vendos qeveria. Ai tha se fasha e re e energjisë nuk është vendosur ende, pasi ka pasur reshje.
“Ne jemi të vetmit që as kemi rritur çmimin për familjen dhe biznesin e vogël, as nuk kemi vendosur ende fashë. E vërteta është se ne çmimin e kemi mbrojtur. ERE vendos çmimin, ne vendosim nëse do e aplikojmë te qytetarë. Ne do të paguajmë diferencën”, tha Rama./Abcnews.al/