Seanca e Këshillit ekonomiko-energjetik, Grubi: Fokusi tek menaxhimi më efikas i krizës
Sot është mbajtur seanca e Këshillit ekonomiko-energjetik në të cilën sipas Zëvendës kryeministrit të parë Grubi ka qenë fokusi tek menaxhimi sa më efikas i krizës.
Në seancën e sotme të Këshillit ekonomiko – energjetik i gjithë fokusi ynë është në menaxhimin sa më efikas të situatës me krizën energjetike.
Me masat e ndërmarra deri më tani kemi krijuar parakushtet e duhura për të siguruar stabilitet energjetik dhe vazhdojmë të shqyrtojmë ndërmarrjen e masave të reja që do të mundësojnë furnizim të pandërprerë me energji elektrike dhe termike.
Në këto çaste kërkohet konstruktivitet veprimi nga të gjitha palët, të zhbllokohet miratimi i ligjeve nga sfera e energjetikës që do të sigurojnë likuiditetin e nevojshëm për funksionimin e EMV-së në kapacitet të plotë.