Vizita në Pallatin Mbretëror, Rama zbulon çfarë bisedoi me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për një vizitë zyrtare. Kreu i qeverisë, siç lajmëroi më herët, është takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Postimi nga Rama:
Në Pallatin Mbretëror me mikun e çmuar, Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike🇦🇪🤝🇦🇱