Gjest i madh! Halil Kastrati i bën vend në Shtëpinë “Jetimat e Ballkanit” nënës që u rrah sot
Pas rastit të tmerrshëm kur një infermerie sulmoi pacienten në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, reaguan edhe figura të njohura nga vendi. Ndër personat që reagoi është edhe hoxha e humanisti i njohur, Halil Kastrati, me anë të një postimi në rrjetin social facebook.
Nuk pata force me pa videon deri ne fund por me dhimbje ne shpirt po i percjelli lajmet per rastin e te moshuares, nenes se deshmorit ne Peje dhe realisht kam ngele pa koment”, ka thënë Kastrati. I lidhur drejt për drejt në televizionin ATV, Halil Kastrati ka thënë se kësaj të moshuare i ka bërë vend në Shtëpinë “Jetimat e Ballkanit”.
Ai ka thënë se ky është rasti i parë dhe i fundit, pasi që në Shtëpinë “Jetimat e Ballkanit” nuk pranojnë të moshuar që kanë fëmijë.