Grubi: Ju garantoj që partia politike nuk punëson njerëz
Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, njëherë edhe Ministër në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënieje ndërmjet bashkësive në emisionin Click Plus në Tv21 duke folur për ndryshimet në Qeveri ka thënë se qëndron po në të njëjtin qëndrim se nuk do të ketë ndryshime.
Duke folur për mbledhjen e kryesisë së partisë në Reçicë të Vogël ka deklaruar se është tejet i lumtur që është pjesë e Akademisë politike që është BDI-ja.
“U bisedua për shkolla, çerdhe, spitale, investime kapitale, premtimet e BDI-së. Ishte debat pafund korrekt dhe konstruktiv BDI-ja doli më e fuqishme. Asgjë skemi nisë ne, jemi vazhdimësi të atyre premtimeve programore për jetë më të mirë të qytetarëve”, tha Grubi.
Foli edhe për premtimet e realizuara.
“Premtim i realizuar të gjitha të arriturat nga Marrëveshja e Ohrit. Punësimet nuk bëhen nga parti politike, nuk bën BDI-ja punësime. Ata bëhen nga institucione. Ju garantoj që partia politike nuk punëson njerëz. Pa i plotësuar kushtet, pa qenë më e mira nuk mund të punësohet”, shtoi Grubi.