Grubi: Xhemil Abdurahmani duhet të jetë frymëzim i të rinjve për të qenë në shërbim të atdheut
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi së bashku me kreun e Integristëve, Ali Ahmeti sot kanë qëndruar në Shipkovicë, ku me çrast kanë shpalosur edhe bustin e Xhemil Abdurahmanit.
Grubi ka thënë se busti i Xhemil Abdurahmanit do të jetë përjetë frymëzim i të rinjve të këtij vendi për të qenë në shërbim të përparimit të atdheut.
Njoftimi i plotë;
Shipkovica ishte sot vendi që na bashkoi në Ditën e Flamurit Kombëtar për të kujtuar atdhedashurinë e dëshmorëve.
Në oborrin e shkollës fillore “Rexhep Voka” shpalosëm bustin e dëshmorit, Xhemil Abdurahmani që do të jetë përjetë frymëzim i të rinjve të këtij vendi për të qenë në shërbim të përparimit të atdheut.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Xhemil Abdurahmanin dhe të gjithë dëshmorët e kombit! LAVDI!