RajoniTop Lajme

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së Flamurit për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së Flamurit me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, organizuar nga Republika e Shqipërisë në qytetin historik të Vlorës.

Pas ceremonisë, së bashku me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe krerët institucionalë të Republikës së Shqipërisë, Presidentin Bajram Begaj, Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Kryeministrin Edi Rama, vendosën kurore lulesh dhe bënë nderime pranë varrit të Ismail Qemalit.

Lajmi i plotë: Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së Flamurit për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë