RajoniTop Lajme

Moti i keq i merr jetën babë e bir në Shkodër! Pas 16 orësh kërkime, gjenden trupat e pajetë! VIDEO nga momenti kur makina nxirret nga lumi

Shpërndaje

Babë e bir humbën jetën në Shkodër si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin. Pas 16 orësh kërkime është bërë e mundur gjetja e trupave të pajetë të Pjetër Rrushaj, 48 vjeç dhe djalit të tij Jason Rrushaj, 13 vjeç, mëngjesin e kësaj të hëne në Bogë.

Ato po udhëtonin me makinë gjatë kohës kur vendi u përfshi nga rrebeshe shiu dhe humbën kontaktet në vendin e quajtur “Grykë Lugje”. Rushaj ishte me vajzën dhe djalin e tij kur rrjedha e përroit mori përpara makinën e tyre. Vajza ka arritur të dalë nga makina dhe më pas është ndihmuar nga një banor i zonës.

Për kërkimin e tyre u angazhuan polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët bënë të mundur gjetjen e trupave të pajetë.

Nga mbrëmja e së shtunës vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku mbi 400 banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla.

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja tragjike e babë e bir në Shkodër. Mësohet se në makinë me babanë dhe të vëllanë ka qenë edhe vajza, por ajo ka shpëtuar pasi i ati i ka thënë që të shkonte në fshatin më të afërt që të merrte një kavo pasi i ishte bllokuar makina nga uji.

Pjetër Rrushaj ishte i njohur për ndërtimet karakteristike të zonës alpine në Malësinë e Madhe dhe Dukagjin. Ai kishte ardhur nga Anglia për të investuar në Angli. Pas reshjeve të shiut kishte marrë vajën dhe djalin të shkonte në fshatin Bogë ku kishte ndërtuar dy shtëpi së bashku me të vëllanë, për të parë nëse kishte dëmtime në banesa.

Mirëpo aty u përball me rrjedhën e madhe të ujit që i mori përpara së bashku me të birin, ku për pasojë humbën jetën. Jason Rushaj, 14- vjeçari i cili humbi jetën ishte pjesë e ekipit të futbollit të Akademsië së Futbollit Djelmnia Shkodrane.