Nju Jorku në kaos: Bllokohen rrugët dhe anulohen fluturimet prej dëborës
Një stuhi historike bore ka goditur sot Nju Jorkun me mbi 6 metra borë në disa vende, duke mbyllur rrugët dhe duke anuluar fluturimet e fundjavës para festës së Falenderimeve.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, reshjet totale të borës janë mbi 6 metra në dy lokacione. Orchard Park dhe Watertown.
Deri tani jane shënuar dy viktima nga moti ekstrem.
Dy banorët humbën jetën si pasojë e arrestit kardiak në përpjekje për të pastruar broën përpara shtëpisë.
“Ne dërgojmë ngushëllimet tona më të thella dhe i kujtojmë të gjithëve se kjo borë është shumë e rrezikshme”, tha Poloncarz, drejtues i zonës, që u sugjeroi njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos tentojnë të pastrojnë broën.
Alarmi është lëshuar edhe për banorët e ëisconsin, Michigan, Indiana, Ohio dhe Pensilvani.