Pronari i “Orenda”-s flet para mediave për rastin e të moshuarës, ja çfarë deklaron!
Anton Rasaj, pronar i Qendrës për të Moshuar në Pejë “Orenda”, ka folur ekskluzivisht për gazetën Nacionale në lidhje me rrahjen e të moshuarës nga disa inferemiere.
Rasaj i cili jeton në Zvicër, ka shprehur për gazetën Nacionale dëshpërimin e tij për ngjarjen e ndodhur.
“Kuku për neve, çka ko me bo. Në Kosovë vëlla jo, jo në Kosovë, por këto mund të ndodhin gjithkah,” deklaroi Rasaj për Nacionalen.
Rasaj ka bërë të ditur se aktualisht është me hetuesit dhe avokatët. Ai ka theksuar se punëtoret janë përjashtuar menjëherë nga puna, dhe ato janë në Stacionin e Policisë.
“Në ora 7 do të kemi deklaratë. Tani jemi me hetuesi e me avokatë. Ato motrat janë përjashtuar nga puna, faktikisht janë në Polici. Në ora 19:00 do të jepim deklaratë. Nëse keni interes mundeni me ardhë. Ne do të jepim vetëm një deklaratë të shkurtër,” – deklaroi Rasaj për Nacionalen.
Ai konfirmoi se është pronar i kësaj qendre që nga themelimi i saj.
Aksionari më i madh i qendrës “Orenda” në Pejë, Anton Rasaj, ka dalë me një adresim për mediat lidhur me rastin e rrahjes se të moshuarës në këtë qendër.Pasi kërkoi falje për rastin, ai tha se punëtoret që e rrahën të moshuarën i ka larguar nga puna.“Ju njoftoj se pa asnjë hamendje, menjëherë i kam larguar nga puna personelin në fjalë, kam kërkuar që me shpejtësi të veprohet, e për dëmin e shkaktuar nga ato do ti ndjekim përgjegjësit në procedurat tjera ligjore po ashtu”, tha Anton Rasaj, aksionari më i madh në “Orenda”.
Njoftimi i plote: