Propozimi franko-gjerman me favore për Kosovën, Arifi: Qeveria të kthejë përgjigje sa më shpejt
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka konfirmuar se ekziston plani franko-gjerman, që është raportuar se është një propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë.
Lidhur me këtë, GazetaBlic ka kontaktuar njohësin e çështjeve politike, Dritëro Arifi ku thotë se të dy vendet, Kosova dhe Serbia, duhet të kthejnë përgjigje sa më shpejt.
Sipas Arifit, Kosova duhe të analizojë me vëmendje pikat më kryesore dhe të dal me një qëndrim.
“Edhe sot u konfirmua që propozimi franko-gjerman u diskutua shumë më herët edhe me liderët e Kosovës dhe Serbisë. Kjo po e dëshmon që të dy vendet duhet të kthejnë përgjigje për këtë plan, apo të paktën për pikat më kryesore që ata mendojnë se do të duhet të debatojnë”, tha Arifi.
Arifi shton se Qeveria duhet të marrë mendim edhe nga partitë opozitare, të bisedojnë rreth qëndrimeve të tyre dhe nëse pikat sipas tij janë të favorshme atëherë duhet të pozicionohet pro këtij plani.
“Çfarë duhet të bëjë Qeveria, është se ata duhet të analizojnë planin franko-gjerman dhe cilat janë përfitimet nga ky kjo. Nëse disa nga këto pika janë në favor të Kosovës, atëherë Qeveria duhet të pozicionohet në favor të këtij plani. Sidoqoftë, duhet të njoh konsensus shoqëror, pra i partive opozitare, të bisedojnë rreth qëndrimeve të tyre dhe nëse ka një dakordim, duhet të mendohet se si Kosova të pozicionohet rreth këtij plani”, tha Arifi.
Kujtojmë se, ditë më parë GazetaBlic ka publikuar disa nga pikat më kryesore të këtij plani ku siç vërehet nuk është i pafavorshëm për Kosovën.
Serbia nuk e njeh zyrtarisht Kosovën, por faktikisht heqë dorë dhe e pranon atë.
Në pikën e 2-të të planit gjithëpërfshirës franko-gjerman, thuhet se palët janë të obliguara të respektojnë parimin e kartës së OKB-së, ku dy vendet ia njohin tërësinë territoriale, sovranitetin dhe të drejtën për vetëvendosje njëri- tjetrit.
Për të parë pikat tjera, klikoni KËTU