Shefi i EULEX-it e komandanti i KFOR-it vizitojnë Mitrovicën e Veriut
Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka bërë të ditur se ka vizituar veriun e Kosovës së bashku me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.
Ai ndër të tjera ka thënë se EULEX-i dhe KFOR-i janë të sinkronizuar për të siguruar paqe në këtë pjesë, raporton albazone media.
“EULEX-i dhe KFOR-i janë të sinkronizuar në rolet tona përkatëse të reaguesit të sigurisë në Kosovë”, shkroi Wigemarku.
Po ashtu gjatë ditës në këtë pjesë të Kosovës janë parë duke patrulluar edhe disa nga trupat e EULEX-it pasi gjendja u tensionua pasi dhanë dorëheqje pjestarët serb në Policinë e Kosovës.
Went for a walk across the Ibar River in Mittovica this morning together with @NATO_KFOR Commander MG Angelo Michele Ristuccia and we then had a nice coffee in North Mittovica. @EULEXKosovo and #KFOR are synchronized in our respective security responder roles in Kosovo. pic.twitter.com/nazHkOIxWY
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) November 19, 2022