RajoniTop Lajme

Takimi i Brukselit / Palët nuk arrijnë asgjë – Serbia kundërshton çdo propozim të Kurtit – Kërkon me urgjencë themelimin e Asociacionit

Shpërndaje

Takimi në Bruskel ndërmjet kryeministrit të Kosoëvs, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuciq në Briksel nën ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të Bashkimti Evropian, ka “përfunduar” pa asnjë marrëveshje, raporton Gazeta Blic.

Krejt këtë e ka thënë Fatmir Sheholli, drejtor i Institutit për Përafrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike.

Sipas tij, ka qenë pala serbe që ka refuzuar çdo propozim që ka bërë kryemimnistri i Kosovës, Albin Kurti për targat.

“Në bazë të informatave deri të tash pala serbe nuk ka pranuar që propozimet e Kurtit t`i aprovon pala serbe dhe sipas të gjitha gjasave po futemi në një situatë që askush nuk e ka dëshiruara …. të cilës të gjithë i kemi frikësuar”, ka thënë Sheholli ndër të tjera.

Sipas tij, presidenti serb ka shkuar aq larg me kërkesa në takimin e sotëm – “kërkesë kjo” që është injoruar totalisht nga kryeminsitri i vendit, Albin Kurti.

“Tash ekziston edhe një shans që deri në ora 12:00 të natës së sotme, pala serbe të pajtohet që çështja e targave nuk ka lidhje me Asociacionin e Komumave me Sumicë Serbe, sepse pala serbe po institson të që filloj menjëherë themelimi i Asociacionit dhe atë po e kërkojnë para se të nënshkruhet marrëveshaj finale, kjo sipas informatave që kemi, ka qenë Kurti që nuk ka dashur as të dëgjoi për këtë”, ka thënë Sheholli.