Taravari pret në takim ambasadorin David Geer
Në kuadër të fushatës “Bashkimi Europian për ju” euroamabsadori Dejvid Gir është ndalur në komunën e Gostivarit. Me autoritetet komunale, Gir ka folur mbi investimet dhe projektet që i financon unioni evropian. Duke folur për procesin e negociatave, Gir ka potencuar se 70% nga legjislacioni i BE-së, janë ligje që i përkasin vetqeverisjes lokale.
“Procesi i negociatave ka filluar, procesi i ashtuqujatur i skriningut ka filluar. Qëllimi i vizitës është që t’ju spjegojmë autoriteteve lokale dhe qytetarëve, se çfarë do të thotë kjo në praktikë, hapat që janë marrë dhe ato që duhet ndërmarrë.Ajo që është me rëndësi është se rreth 70% e të gjitha ligjeve që do të harmonizohen me standarten dhe të drejtën evropiane, do të jenë në përgjegjësi të autoriteteve lokale për të aplikuar dhe zbatuar më vonë”, u shpreh euroambasadori David Geer.
Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, tha se zyra e tij do të interesohet edhe me shumë për të aplikuar në projektet komunale që ofron Bashkimi Evropian.
“Morrëm instruksione prej ambasadorit Gir, si mund të aplikojmë për konkurse të reja që paraqiten, eventualisht për projekte që oforn BE-. Prej sot do t’a caktojë një person i cili do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me zyrën e BE-së për konkurim eventual dhe realizim t ëprojekteve në të ardhmen”, theksoi kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari.
Sipas Taravarit, vetëm për një dekadë Bashkimi Evropian ka investuar në Gostivar 4.8 milion euro në 30 projekte të realizuara.
Postimi nga Taravari:
Filluam këtë javë të re me miq të rëndësishëm të komunës sonë, me shefin e Delegacionit të BE-së në Shkup – ambasadorin David Geer, shoqëruar nga ekipi i tij.
Në takim u diskutuan çështje të rëndësishme sikurse decentarlizimi i pushtetit lokal, fuqizimi i vazhdueshëm i të rinjve dhe qendrat rinore në Gostivar, bashkëpunimi ndërkufitar, migrimi dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndëretnike që janë shembull për vendin tonë.
E falënderova z. Geer për përkrahjen e vazhdueshme financiare evropiane për zhvillimin e Komunës së Gostivarit, zhvillimin e sektorit joqeveritar dhe projektet e realizuara në komunën tonë, përmes së cilave kemi rritur cilësinë e jetesës për qytetarët tanë. Vlen të theksohet se që nga viti 2007, Bashkimi Evropian ka investuar 4.8 milionë euro në zhvillimin e Komunës së Gostivarit përmes 30 projekteve në fusha të ndryshme.
Në takim u diskutua edhe për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, hapjen e skriningut bilateral javën e kaluar dhe çfarë do të thotë kjo për vendin tonë. Sigurova ambasadorin për mbështetjen tonë të parezervë për rrugën evropiane të RMV-së. Urova që ky proces të kalojë shpejtë e të përkthehet në ndryshime të prekshme për jetën e qytetarëve, me një drejtësi të besueshme, ekonomi të zhvilluar dhe mirëqenie për të gjithë.
Ambasadori pati takim edhe me anëtarët e Këshillit të Komunës së Gostivarit, organizatat joqeveritare dhe qytetarë.
Ndryshe, vizita e sotme në Gostivar e Ambasadorit David Geer ishte në kaudër të projektit “BE-ja për ju”.