MaqedoniTop Lajme

ASH: Shtrenjtimet e reja të energjisë elektrike do të rëndojnë ekonomitë familjare

Shpërndaje

Reagimi i Aleancës për Shqiptarët për shtrenjtimin e rrymës nga 01.01.2023:

Shtrenjtimet e reja të energjisë elektrike do të rëndojnë ekonomitë familjare
Tashmë është bërë traditë e pakëndshme që në çdo 6 muaj KRrEShU ( komisioni rregullator i energjisë dhe shërbimeve të ujit ) të na servojë lajme të pakëndshme lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Pas një rritje në përmasa të larta të çmimit të energjisë elektrike gjatë muajit qershor 2022, çmime me të cilat i paguam faturat gjatë periudhës korrik 2022- dhjetor 2022, tanimë jemi në prag të një rritje tjetër, rritje e cila në mënyrë të patjetërsueshme do të ndikojë negativisht në buxhetin familjar.
Por, për të mbuluar dështimet dhe paaftësinë, dje e sot propaganda qeveritare po tenton që këtë rritje të çmimit të na e paraqesë si gjoja ulje të vlerave të faturave, duke marrë si masë krahasuese vetëm një parametër (e jo të gjithë parametrat) të strukturës së përllogaritjes së çmimit final të energjisë elektrike, me çka po mundohen të krijojnë idenë në opinionin publik se gjoja faturat e energjisë elektrike do të jenë në nivele më të ulëta, pra po proklamojnë një lajm që nuk ka asnjë vlerë tjetër përveç asaj propagandistike, pasi realiteti është krejtësisht tjetër, në fakt qytetarët do të paguajmë fatura në nivele më të larta në të gjitha fashat ( bllok ) tarifat në sistemin tarifor shtëpiak (konsumatorët familjarë).
Fatura e energjisë elektrike në tërësinë e saj përbëhet nga pjesa e furnizimit me energji elektrike, pjesa e distribuimit dhe pjesa e vlerës së tatimit të vlerës së shtuar ( TVSh ) dhe me këtë rast po jua paraqesim më qartë se si kanë lëvizur (ndryshuar) çmimet:
1. Pjesa e furnizimit me energji elektrike ( konsumatorët familjarë )
Çmimi 31.12.2022 / Çmimi pas 01.01.2023 / Rritje
Dy tarifor shtëpiak – blloku i parë 4.3484 / 4.7257 / 8.68%
Dy tarifor shtëpiak – blloku i dytë 4.7017 / 5.1578 / 9.70%
Dy tarifor shtëpiak – blloku i tretë 5.2877 / 6.0563 / 14.54%
Dy tarifor shtëpiak – blloku i katërt 14.1025 / 16.1360 / 14.42%
Dy tarifor shtëpiak 0.6193 1.3183 112.87%
2. Pjesa e distribuimit të energjisë elektrike
Çmimi 31.12.2022 / Çmimi pas 01.01.2023 / Ulje
Distribuimi 3.3742 / 2.6800 / -20.57%
3. Pjesa e tatimit të vlerës së shtuar ( TVSh )
Te pjesa e TVSh-së, nga 01.01.2023 në faturat e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë do të përllogaritet vlera tatimore prej 10 % nga ajo 5 % që përllogaritej aktualisht.
Me këto parametra të rinj ja se si do të ndryshojnë faturat e energjisë elektrike sipas bllok tarifave
Bllok tarifa e parë
Supozojmë se konsumatori konsumon 210 kWh në tarifën ditore e 450 kWh në tarifën e natës
Vlera e faturës deri më 31.12.2022 3,590.00 denarë
Vlera e faturës pas 01.01.20223 3,690.00 denarë
Rritje 100,00 denare
Rritje në përqindje 2.79 %
Bllok tarifa e dytë
Supozojmë se konsumatori konsumon 630 kWh në tarifën ditore e 1050 kWh në tarifën e natës
Vlera e faturës deri më 31.12.2022 9,667.00 denarë
Vlera e faturës pas 01.01.20223 9,950.00 denarë
Rritje 283.00 denare
Rritje në përqindje 2.93%
Bllok tarifa e tretë
Supozojmë se konsumatori konsumon 1050 kWh në tarifën ditore e 1850 kWh në tarifën e natës
Vlera e faturës deri më 31.12.2022 16,842.00 denarë
Vlera e faturës pas 01.01.20223 17,504.00 denarë
Rritje 662.00 denarë
Rritje në përqindje 3.93%
Bllok tarifa e katërt
Supozojmë se konsumatori konsumon 1950 kWh në tarifën ditore e 3050 kWh në tarifën e natës
Vlera e faturës deri më 31.12.2022 38,389.00 denarë
Vlera e faturës pas 01.01.20223 41,410.00 denarë
Rritje 3,021.00 denarë
Rritje në përqindje 7.87%
Nga shembujt e ofruar shihet qartë që në të gjitha fashat ( bllok ) tarifat e kategorisë konsumuese familjare do të ketë rritje të vlerave të faturave, me çka bien në ujë prentendimet e qeverisë aktuale që do të ketë ulje të vlerave të faturave të konsumatorëve familjarë.
Të nderuar qytetarë kjo rritje e vlerave të fatures së energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në këtë prag të ndërrimit të viteve, është një nga shumë “dhuratat“ e hidhura që na dërgoi qeveria aktuale gjatë gjithë këtij viti kalenderik .