MaqedoniTop Lajme

DAP konstatoi borxhin ndaj transportuesve

Shpërndaje

Drejtoria e të Ardhurave Publike në raportet e saj ka konstatuar se Qyteti i Shkupit dhe NQP, kanë borxh prej rreth 1,5 milionë euro ndaj transportuesve privatë. Raportet Drejtoria ua ka dërguar shoqërive të transportuesve privatë, “Slloboda Prevoz” dhe “Makekspres trans”.

Transportuesit thonë se DAP ka dëshmuar se akuzat e kryetares së Qytetit, Danella Arsovska janë të pavërteta dhe se faturat e transportuesve janë të pastra dhe nuk ka manipulime.

Lenin Jovanovski nga Slloboda Prevoz thotë se tani janë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga kryeministri për të thirrur takim dhe për tu njoftuar me gjendjen reale me transportuesit privatë, pas çka të gjendet zgjidhje për pagesën e borxhit.

Për shkak se u tha nga ana e kryeministrit se i pret procesverbalet e Drejtorisë së të Hyrave Publike, tek ne procesverbali është gati, sipas informatave gati është edhe tek “Makekspres”, besoj është gati edhe tek NQP dhe vlerësoj se edhe kushtin e fundit që e dëgjuam dje nga kryeministri është plotësuar për ta mbajtur atë takim dhe për ti argumentuar edhe pohimet dhe problemet tjera që i shkakton kryetarja e Qytetit të Shkupit, tha Lenin Jovanovski, “Slloboda Prevoz”./Alsat.mk