Bota

Dimri i ngrohtë ul çmimin e gazit në Evropë

Shpërndaje

Çmimet e gazit natyror në bllokun evropian kanë rënë. Kontrata standarde në Evropë, aktualisht është nën 77 euro për megavat orë, niveli më i ulët që nga shkurti periudhë para fillimit të luftës në Ukrainë.

Moti jashtëzakonisht i ngrohtë gjatë dimrit në pjesën më të madhe të Evropës veriperëndimore ka reduktuar kërkesën për ngrohje me gaz dhe ka lejuar kontinentin të mbushë me 95 për qind depozitat e saj.

Në kulmin e tyre në gusht, çmimet evropiane të gazit arritën në 345 euro/MWh pasi Rusia përdori eksportet e saj të gazit natyror në pjesën tjetër të kontinentit, si një hakmarrje ndaj sanksioneve ndëshkuese të BE-së. Po ashtu rolë rëndësishëm luajtën edhe temperaturat e larta gjatë asaj periudhe, pasi u rrit kërkesa e konsumatorëve.

Çmimet e larta i rritën faturat e energjisë së familjarëve dhe nxitën një krizë të kostos së jetesës në pjesën më të madhe të kontinentit. Bashkimi Evropian javën e kaluar ra dakord për një mekanizëm të përkohshëm për të kufizuar çmimet e gazit, i cili hyn në fuqi më 15 shkurt.

Mekanizmi i “korrigjimit të tregut” do të aktivizohet automatikisht nëse çmimi i i gazit në janar tejkalon 180 euro/MWh për tre ditë rresht dhe nëse ai devijon me 35 euro ose më shumë nga një çmim referencë për gazit natyror të lëngshëm.