Escobar e Hovenier takojnë edhe Listën Serbe
Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar bashkë me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, u takuan edhe me përfaqësues së Listës Serbe.
Siç njofton Lista Serbe, në takim u fol për situatën politike dhe të sigurisë.
“Përfaqësuesit e Listës Serbe me ndihmësin amerikan të të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Geoffrey Hovenier, kanë biseduar për situatën politike dhe të sigurisë”, thuhet në njoftim.