Rajoni

Gërvalla-Borrellit: Deklaratat që nuk e dënojnë Vuçiqin, e inkurajojnë përshkallëzimin

Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka reaguar përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cili ka thënë se nuk do t’i tolerojnë sulmet ndaj EULEX-it.

Në një postim në Twitter, ajo ka shkruar se Borrelli duhet t’i dënojë gjithashtu edhe të shtënat ndaj Policisë së Kosovës.

Ajo ka shkruar se deklaratat që nuk e dënojnë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për agresionin e tij të hapur, inkurajojnë përshkallëzim të mëtejshëm.

“Çdo jetë ka rëndësi. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell gjithashtu duhet të dënojë të shtënat ndaj Policisë së Kosovës, të cilët ishin duke përmbushur detyrën e tyre dhe duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga sulmet e bandave kriminale. Deklaratat që nuk dënojnë Vuçiqin për agresionin e tij të hapur inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar Gërvalla.