RajoniTop Lajme

Kryekëshilltari për ekonomi i ish-kancelarës Angela Merkel i bashkohet ekipit të Edi Ramës

Shpërndaje

Kryekëshilltari për ekonomi i ish-kancelares gjermane Angela Merkel, i është bashkuar ekipit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Rama, për ta vlerësuar lartë punën e Lars-Hendrik Röllerit.

Postimi i plotë:

🇦🇱🤝 🇩🇪 Kënaqësi e privilegj i veçantë që na bashkohet në rrugën tonë, si këshilltar i kryeministrisë për ekonominë e financat, Lars-Hendrik Röller, me të cilin patëm dy ditë intensive diskutimesh shumë të dobishme.

***Lars-Hendrik Röller drejtoi politikat ekonomike dhe financiare të Kancelerisë Gjermane nga viti 2011 e deri në pranverën e këtij viti, duke mbuluar për një dekadë edhe rolin e Kryekëshilltarit Ekonomik të kancelares Angela Merkel. Në këtë rol drejtoi ndër të tjera edhe ekipin e negociatorëve gjermanë në forumet G7 dhe G20.

Prej disa muajsh ai ka marrë postin e Drejtorit të Bordit të Investimeve të BlackRock-ut, kolosi multinacional me qendër në Shtetet e Bashkuara, që menaxhon fondin më të madh në botë me rreth 10 trilionë USD.