Përkujtohet gjeneral Shaban Shala, Ahmeti: Me një Akademi nuk përshkruhet një histori
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti më 2 Dhjetor ka marrë pjesë në Akademinë përkujtimore për nderë të gjeneralit Shaban Shala. Si një mik dhe bashkëpunëtor që e kishte, Ahmeti mes tjerave gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve ka thënë se “… me një Akademi nuk përshkruhet një histori” citat nga fjala e Ali Ahmetit.
Ahmeti më tej ka kujtuar dy momente të veçanta me këtë rast. Momenti i parë, ishte takimi i fundit i Këshillit për te dita kur ishte arrestuar Dr. Hafir Shala. Momenti i dytë, nuk shkoi shumë kohë shfaqet në një intervistë në televizion me pushkë në dorë dhe i uniformuar si udhëheqësi i parë me emër dhe mbiemër – Shaban Shala, ka thënë Ahmeti para të pranishmëve.
Gjeneral Shaban Shala dhe familja Shala, në çdo etapë, dhanë shumë për shqiptarizmën deri ne çlirimin e vendit dhe jo vetëm. Pata fatin ta njohë nga afër që nga viti 1995 përmes aktiviteteve tona në KMDLNJ, ku Shabani ishte edhe zëvendës i Kryetarit, Adem Demaçi.
Në dy momente të veçanta e kujtoj edhe sot. Momenti i parë, ishte takimi i fundit i Këshillit për te dita kur ishte arrestuar Dr. Hafir Shala. Si energjik që ishte, i papërmbajtur nga pezmi u ngrit në këmbë dhe tha kështu më nuk durohet dhe është hera e fundit që vijë në Prishtinë.
Momenti i dytë, nuk shkoi shumë kohë shfaqet në një intervistë në televizion me pushkë në dorë dhe i uniformuar si udhëheqësi i parë me emër dhe mbiemër – Shaban Shala!
Lavdi jetës dhe veprës së Gjeneralit Shaban Shala!