Top Lajme

Rama ndan lajmin e mirë/ Çfarë përfitojnë nënat me tre ose më shumë fëmijë nga 1 janari 2023

Shpërndaje

Prej 1 janarit të vitit që po vjen nënat e papuna me 3 ose më shumë fëmijë do të futen në programin e sigurimeve shëndetësore.

Këtë gjë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, teksa ka ndarë disa foto në Facebook nga vizita që ka zhvilluar në familjen Suka në Paskuqan. Kreu i qeverisë ka shpërndarë dhurata për festat në këtë familje e cila është e bekuar me 9 fëmijë.

“Paskuqan – Disa dhurata për Vit të Ri edhe në familjen Suka, e bekuar me 9 fëmijë, ku prej 1 janarit nëna do të përfitojë nga progami i ri i mbështetjes me sigurimet shendetësore dhe shoqërore për nënat e papuna me tre osë më shumë fëmijë nën 18 vjeç

Gjithashtu kjo familje ka përfituar bonusin e bebes 1,2 milion lekë për fëmijën e lindur 1 vit më parë.

*Shumë faleminderit dyqanit të fëmijëve HAMLEYS për mbështetjen”, shkruan Rama.