RajoniTop Lajme

Rama për situatën në veri: Kosova ka të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e Shqipërisë

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Kosova e ka mbështetjen e qeverisë së tij në lidhje me situatën në Veriun e Kosovës.

Gjatë prezantimit të projektit për Portin e ri të Durrësit, Rama ka thënë se Kurti e kishte të pamundur të ishte prezent, shkak i kësaj situate.

“Së pari dëshiroj të përshëndes kryeministrin Kurti dhe kryeministrin Kovaçevski, të dy e patën të pamundur të ishin sot këtu, për arsye angazhimesh. Në rastin e kryeministrit të Kosovës, e merrni vetë me mend që pamundësia lidhet me situatën e krijuar së fundmi në veriun e Kosovës. Situatë në të cilën Qeveria e Kosovës dhe Republika e Kosovës kanë të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e qeverisë sonë dhe të Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Rama.