RajoniTop Lajme

Vuçiqi niset për në Rashkë, pritet të merret vendimi për barrikadat në veri

Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se është nisur për në Rashkë ku do të takohet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ku temë pritet të jenë barrikadat në veri.

Ai tha se sot është një ditë e mirë për Serbinë, teksa shtoi se sido që të jetë vendimi i serbëve të Kosovës, ai do ta pranoj.

“Duke ditur se ata, deri në çlirimin përfundimtar, nuk do të kënaqen kurrë me asnjë vendim, me ndërgjegje dhe fytyrë të pastër, shkoj para tyre, i bindur se sot është një ditë e mirë për Serbinë, se kemi ruajtur paqen dhe kemi marrë garanci për sigurinë dhe mbijetesën e serbëve”, ka shkruar Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se do të vazhdojë të jetë me popullin serb dhe se do ta ruaj unitetin.