Ahmeti me mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të nënës së dëshmorit Nezir Demiri
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime të sinqerta ndaj familjes Demiri për ndarjen nga jeta të nënës së dëshmorit të kombit, Nezir Demiri.
Postimi nga Ahmeti:
Më pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të zonjës Makfire Demiri, nënës së dëshmorit të kombit Nezir Demiri.
E përjetshme në kujtimet e mia do të jetë forca dhe krenaria që kishte në homazhet që i bënim bashkë në kujtim të veprës heroike të birit të saj dhe të gjithë atyre që bashkë me të dhanë jetën për idealin e lirisë.
Kombi ynë ka qëndruar në këmbë falë të gjitha nënave që i rritën fëmijët e tyre në frymën e atdhedashurisë.
Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen Demiri! Qoftë e parajsës!