MaqedoniTop Lajme

Ali Ahmeti me porosi nga Gostivari: Nuk korrupton pushteti, por frika nga humbja e pushtetit

Shpërndaje

Sonte, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë ka takuar qytetarët dhe aktivin partiak tek Shkolla e mesme Teknike në Gostivar. Para të pranishmëve me fjalë rasti është drejtuar vet kryetari i BDI Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, sekretari i përgjithshëm i BDI Faton Ahmeti, kryetari i degës së BDI në Gostivar Valdet Xhaferi si dhe deputetja Arta Bilalli Zendeli.

Ali Ahmeti – Kryetar i BDI:

Pushteti nuk korrupton, frika korrupton, frika e humbjes së pushtetit, cilat janë misionet tona detyrat tona dhe punët tona, të jemi më të përkushtuar të jemi më ta angazhuar, jo vetëm në ekranet televizive dhe debate por edhe veprimtari dhe përkushtim konkret dhe luftë kundër krimit dhe korupsionit sepse ka edhe njerëz siç thonë nga frika se e humb pushtetin dhe atëherë i bën veprimet e këqija. Pse kërkojmë vetting? Për të ndaluar të gjitha gojëdhënat dhe legjendat dhe ata të cilët keqpërdorin besimin le të përgjigjen para organeve të drejtësisë dhe ne duam drejtësi të skanuar, bukur mirë të filtruar që të jetë kredibile dhe e besueshme për vendimet që meren dhe për të fituar këtë ne kemi thirrur edhe partitë tjera që të gjejnë rrugëtim të përbashkët që domosdoshmërisht vettingun ta fillojmë dhe me ndershmëri të mbarojmë, sepse kështu mund të ecim përpara dhe atë në skan çdo politikan, çdo ligjvënës dhe ligjzbatues e çdo funksionar nga niveli qendror në atë lokal, Europa pse ka përparuar? Dil protesto sa të duash në perendim, por perendimi nuk lejon anarki, në perendim anarki nuk ka, anarkistët janë grupe të vogla që thyejnë dritare dhe ngjyrosin institucione. Dëgjoj dhe përcjellë me kujdes reagimet lidhur me ndryshimin e Kushtetutës, vjellin vrerë kundër shqiptarëve dhe kundër BDI, kanë detyrë partitë politike të edukojnë masat sepse ky shtet është i fortë me maqedonas dhe shqiptar me dinjitet dhe të fortë, ky shtet është i përbashkët dhe ekskluzivitet në këtë vend nuk kanë palët sepse lojaliteti ndaj shtetit varet se sa shteti dhe pala është lojale ndaj palës tjetër, ne i kemi mbështetur dhe nuk kemi kontestuar asgjë përkundrazi na kanë pasur aleat. Nuk jemi larg anëtarësimit në BE por duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë dhe ky afrim bëhet në distanca kohore shumë të largta dhe detyrat nuk janë të vështira njejtë sikur vendosja e standardeve, sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe fitojmë na, pa anëtarësim në BE vështirë e kemi ndaljen e njerëzve për jetë më të mirë dhe të jemi më të fortë në përballjet që na presin, ka theksuar kështu para të pranishmëve kreu i BDI, Ali Ahmeti.