Maqedoni

Ali Ahmeti nga malësia e Tetovës: Si komb kemi dhënë gjithçka, tash e ka rradhën anëtarësimi në BE

Shpërndaje

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë sonte ka qëndruar në malësinë e qytetit të Tetovës ku ka takuar banorët e fshatrave Sellcë, Vicë dhe Llacë. Para të pranishmëve krahas kryetarit Ahmeti, fjalë rasti kanë mbajtur edhe Sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti, nënkryetarët e BDI Arbër Ademi dhe Bajram Rexhepi, deputetja Rina Ajdari si dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Ali Ahmeti – Kryetar i BDI

Ka qenë ditë e shtunë, dy fshatarë të Sellcës kanë qenë për pazar në Kërçovë, kanë mbetur vonë, shtëpitë tona afër rrugës, trokasin në dyert tona, na thirrën të gjithëve se kemi mysafir. Këmishat asaj kohe i kishin të gjëra. 2001-shën La Iljazi me kësulë të bardhë ka qenë. I kisha vetëm 9 vjet dhe fare nuk e kam menduar se Sellca do më presë siç më priti nëna ime, me buk e me gatesa.E dhe sot zërin e fëmijëve e kam në kujtesë. Kur granatoheshte ishin duke luajtur dhe dëgjonin piskamat e granatave dhe alarmonin, ikni se ka granatime. Kështu ka qenë. Pleqtë e Sellcës janë si prindërit e mi, jemi bërë si një familje. U përpoqëm të gjithë së bashku këtu për të bërë më të mirë të nesërmen. Sakrifikuam si komb. Kombi jonë dha gjithçka, bijtë më të mirë. Ta kujtojmë Rafi Alilin, hero, një jetë të tërë në terr, pa parë dritë në sy, vetëm sepse deshte të jetojë ndryshe nga ajo jetë që na e servonin dhe impononin. Malësorët kanë dhënë të gjithë dhe japin përsëri. Jam këtu me bashkëpunëtorë e ministra dhe drejtorë që edhe këta të jenë me ju për të pyetur se si t‘ja bëjmë më mirë. Sellca ka shumë njerëz, është afër Tetovës. Është më kënaqësi të jetosh në Sellcë se sa në qendër të Tetovës, këtu është natyra, këtu është ajri i pastër. Për të parë se çka mund të bëjmë më tutje, por edhe për të treguar se ne jemi me Sellcën, këshillin vendor, jemi me bashkëluftëtarët jemi të gjithë së bashku. Të gjithë ne bashkë mbështesim Fatonin dhe të rinjtë. Ti inkurajojmë që proceset ti ecim përpara. “Për Europën” thuhet pas meje. Realisht kjo është një parafushatë për një fushatë që duhet ta materializojmë, Ne duhet të anëtarësohemi në BE, sepse ky anëtarësim sjellë të mira materiale, dobi, perfeksionalitet të shtetit. Pa i përmbushur detyrat e shtëpisë ne nuk mund të jemi anëtarë të kësaj organizate”, tha Ahmeti.