E gjeti një letërnjoftim, me të mori kredi! Kapet shkupjania!
SPB Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër Xh.Sh.(33) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryr veprën penale “mashtrim gjatë marrjes së kredisë”, përcjell TV21.
“E denoncuara ka gjetur letërnjoftim të humbur të një personi nga Shkupi, me të njëjtin më 19.12.2023, në një filial në shoqërinë financiare ka aplikuar për kredi të shpejtë, me qëllim që të arrijë pasuri të patundshme në vlerë prej 32.000 denarë, duke u përpjekur që të mashtrojë të punësuarin në shoqërinë se letërnjoftimi është i saj”, qëndron në njoftimin e MPB-së.