Ljubço Georgievski: Gruevski më luti ta punësoja Sasho Mijallkovin sa për një rrogë, se kishte fëmijë dhe i duheshin para
Lideri i VMRO-së dhe ish-kryeministëri, Ljubço Georgievski në emisionin “Në qendër” tha se ish-kryeministri Nikolla Gruevski i kishte kërkuar punësimin e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, sepse ky i fundit kishte fëmijë dhe i duheshin para për t’i mbajtuar.
“Hill më kërkoi që ta largoja dy herë Sasho Mijalkovin, sepse ai u shiste armë serbëve. Dhe dy herë Dosta erdhi për të njëjtën gjë. Kështu e ndryshuam. Pastaj një një moment vjen Gruevski dhe më thotë: të lutem për Sashon, ai ka fëmijë, nuk i ushqen dot dhe ne e dimë çfarë të ardhurash ka Sashoja, apo jo? Dhe më thotë “A mund ta marrësh këshilltar shteti, të paktën të marrë një rrogë?”. Dhe unë e emërova, ai merrte pagën dhe rrinte në shtëpi. Kështu e kam ndihmuar Sashon”, tha Georgievski.