LSDM: S`ka shpërndarje të parlamentit e as presione ndaj deputetëve
I frikësuar për karriken e tij në Pallatin e Bardhë, Mickoski kapet në gënjeshtrat e tij. Për këtë shkak, sot në festën e madhe krishtere, patjetër të plasojë gënjeshtra të reja – thuhet në reagimin e LSDM-së, sic njofton KlanM, ndaj deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se “nëntoka” kriminale e LSDM-së dhe BDI-së po u bën presione deputetëve që janë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Në fillim të këtij viti, pikërisht në Krishtlindje, Mickoski deklaroi se në fund të Janarit do të tubojë 61 deputetë dhe do të ndodh shpërndarja e Kuvendit. Ja, erdhi Janari, nuk ka asgjë nga deklaratat e tij, Mickoski gënjeu popullin. Për këtë shkak, kur e sheh qartazi se nuk ka 61 deputetë, Mickoski patjetër të plasojë gënjeshtra të reja, pretendime për presione ndaj deputetëve. Nuk I ngjan një politikani që festat fetare t`i trajtojë si Mekë për të gënjyer popullin” – thuhet në reagimin e LSDM-së, të cilët përgënjeshtrojnë pohimet se do të ketë shpërndarje të Kuvendit dhe presione ndaj deputetëve./KlanMacedonia