Mujanoviq: Kosova ta refuzojë Asociacionin, skandaloze që po i bëhet presion për ta kënaqur vasalin e Kremlinit
Gazetari i njohur boshnjak, Jasmin Mujanovic thotë se është skandaloze se si SHBA-ja dhe BE-ja po i bëjnë presion Kosovës për të pranuar themelimin e Asociacionit të cilin Mujanoviq e quan “Skemë tjetër të dështuar të ndarjes sektare”.
Ai thotë se kjo është skandaloze meqë Kosovës po i bëhet presion për të themeluar diçka të tillë për të qetësuar “vasalin e Kremlinit”.
Mujanoviq thotë se Kosova duhet të refuzojë krijimin e Asociacionit meqë sipas tij e gjithë siguria e rajonit varet nga kjo gjë.
“Përpjekja e vazhdueshme e SHBA-së dhe BE-së për ta detyruar Kosovën të pranojë krijimin e një skeme tjetër të dështuar të ndarjes sektare – “Asociacioni i Komunave Serbe” – për të qetësuar vasalin e Kremlinit Vuçiç është skandaloze. Kosova duhet të refuzojë; siguria e të gjithë rajonit varet nga kjo”, ka shkruar Mujanoviq.
Ky reagim i tij vjen pas deklaratave të dy emisarëve, Escobar dhe Lajcak pas vizitës në Prishtinë dhe Beograd.
The ongoing U.S. & EU effort to force Kosovo to accept the creation of another failed sectarian partition scheme – “the Association of Serbian Municipalities” – to appease Kremlin vassal Vucic is scandalous. Kosovo must refuse; the whole region’s security depends on it.
— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) January 21, 2023