Nis takimi i Kurtit me këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit Derek Chollet
Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet
Fillimisht Chollet është takuar me presidenten Vjosa Osmani.
Sipas njoftimit të DASh-it, ai do të bisedojë me krerët në Kosovë dhe të Serbisë për integrimin euroatlantik, përfshirë edhe arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve, të bazuar në njohje reciproke.
Cholet muajve të fundit ka realizuar disa telefonata me Kryeministrin Kurti ndërsa një herë e ka pritur edhe në ShBA.
Cholet vjen në Kosovë e Serbi pas tensioneve të fundit në veri dhe në kulmin e përpjekjeve që janë duke bërë SHBA dhe BE për të arritur një marrëveshje mes dy vendeve mbi bazën e planit franko-gjerman.
Pas Prishtinës, Chollet do të qëndrojë në Beograd më 12 janar.
Lajmi i plotë: Kryeministri Kurti priti në takim Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet