Osmani takon Papa Françeskun: Njohja nga Vatikani do të thellojë bashkëpunimin në shumë fusha
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në audiencë private nga Papa Françesku në në Vatikan.
Pas takimit, Osmani ka shkruar se synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në avancimin e mëtejmë të raporteve shekullore dhe do të zgjerojë bashkëpunimin në shumë fusha.
“Papën e njoftova me vendosmërinë tonë për ta kultivuar e promovuar më tej paqen, harmoninë dhe bashkëjetesën ndërmjet njerëzve, si vlera të popullit tonë, mbi të cilat janë kultivuar e ruajtur prej afro dymijë vjetësh edhe raportet tona me Selinë e Shenjtë. Në mënyrë të veçantë e falënderova Atin e Shenjtë për kujdesin që ai po tregon ndaj Kosovës dhe e falënderova për vendimin e tij të para pesë vjetëve, që Administratën Apostolike ta ngrinte në nivel të dioqezës”, thuhet në njoftimin e Osmanit.