RajoniTop Lajme

“Poshtë Zajednica”, protesta kundër formimit të Asociacionit

Shpërndaje

Derisa në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë po zhvillohet takimi i thirrur për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe,në sheshin “Zahir Pajaziti” është duke u mbajtur një protestë.

Thirrja për protestë u bë mbrëmë nga zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja.

I njëjti nuk harroi që edhe sot t’ua përkujtojë qytetarëve që të mblidhen me fillim nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

“Pas pak, në ora 12.00, shihemi në SHESHIN ZAHIR PAJAZITI. Qytetaria është garancioni më i mirë se BKS si instrument i Beogradit – nuk kalon”, ka thënë ai.

Në protestë janë duke marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve, të cilët kundërshtojnë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Të njëjtit janë mbledhur njëzëri për të kundërshtuar mundësinë e formimit të Asociacionit, i njohur ndryshe si komunat me shumicë serbe në vend.

Ata kanë brohoritur “Poshtë Zajenica”, term ky i njohur nga protestat e shumta të Lëvizjes Vetëvendosje sa ishin në opozitë e ku kundërshtohej formimi i këtyre komunave, shkruan lajmi.net.

Ndryshe nga Ambasada e Amerikës si dhe nga Bashkimi Evropian vazhdimisht është bërë thirrje që Kosova të arrijë marrëveshjen evropiane, e në kuadër të saj edhe të pajtohet me formimin e Asociacionit.

Këtë gjë e ka kundërshtuar hapur kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili disa herë radhazi ka deklaruar se ky Asociacion bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.