RajoniTop Lajme

PSD vendos para Qeverisë memorialin e Ivanoviqit e kurora lulesh (Video)

Shpërndaje

Partia Socialdemokrate ka mbajtur aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Para objektit të ekzekutivit ata kanë vendosur memorialin së bashku me fotoportretin e politikanit serb të vrarë, Oliver Ivanoviq dhe një kurorë lulesh ku shkruan “I pikëlluar Albin Kurti”.

Ky aksion vjen si reagim i partisë opozitare ndaj videomesazhit përkujtimor, që kryeministri i Kosovës e publikoi ditë më parë me rastin e pesë vjetorit të vrasjes së tij në Mitrovicën Veriore.

Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj u shpreh se deklaratat e Kurtit në përvjetorin e vrasjes së Ivanoviqit janë skandaloze dhe të papranueshme.

Ai tha se meqenëse kryeministri Kurti flet fjalë të mira për një kriminel, që ka marrë pjesë në dëbimin dhe vrasjen e shqiptarëve në veri, i njëjti duhet të bëjë homazhe çdo ditë para fotografisë së tij.

Gjithashtu, ky videomesazh i Kurtit nxiti reagime të shumta nga figura politike dhe publike të Kosovës.

“Deklarata e kryeministrit të Republikës së Kosovës për përvjetorin e Oliver Ivanoviqit është skandaloze, është e papranueshme dhe qëllimin e saj kryesor e ka përdorimin ose desubjektivimin e njeriut. Në momente që ke qasje instrumentale ajo që ndodh në radhë të parë është se qeniet njerëzore nuk kanë subjektivitet. Ato janë objekte që marri kuptim sipas nevojës dhe idesë së madhe që  përfaqëson në këtë rast Kryeministri i Kosovës”.

“Se kryeministri i Kosovës në idenë e vet të madhe për veten dhe Kosovën i lejohet të bëjë çdo gjë. Një gjë e kanë bërë pushtetet totalitare më herët. Nuk është fakti që këtu vetëm po e lavdëron po e ngrit një njeri i cili është përgjegjës  për shumë vrasje dhe krime, por kjo flet ma shumë për rrezikun e këtij njeriu”