Rajoni

“Qepe, po më ndan nga burri”, motrat binjake përplasen në emision

Shpërndaje

Dy motrat binjake Luljeta dhe Bukuria dolën në këtë seancë ndërmjetësimi në “Shihemi në Gjyq” përballë njëra-tjetrës. Ka qenë Luljeta e cila ka thirrur binjaken e saj Bukurie, pasi sipas saj kjo e fundit i ka shkaktuar shumë probleme e madje kohët e fundit po e ndan edhe nga burri.

“Kam sjellë motrën time këtu se më ka shkatërruar jetën dhe po më shkatërron edhe tani, po më ndan nga burri”, u shpreh Luljeta.

Por nga ana tjetër Bukuria thotë se binjakja e saj është bërë shkak që ajo është ndarë nga e gjithë familja.

“Unë nuk e di pse më ka thirrut motra, e di që më ka thirrur por edhe më ka ndarë me njerëzit e  mi, prandaj kam ardhur ta shikoj edhe unë, ta di se pse është hidhëruar me mua se ka vite që s’flet”, tha Bukuria.

E gjithë kjo situatë është krijuar nga një premtim i pambajtur. Luljeta duke qenë se nuk bënte dot fëmijë, ia ka kërkuar këtë nder motrës së saj e cila ka rënë dakord, por nuk e ka mbajtur premtimin.

Ardit Gjebrea: Bukuria bën një akuzë, thotë, ajo më ka ndarë me gjithë familjen. Ti e ke ndarë me gjithë familjen Bukurien?

Luljeta: Ajo  është  ndarë vetë nuk e kam ndarë unë nga familja, ka qenë një premtim që ma ka bërë ajo dhe nuk e ka  plotësuar, kështu që ka ndarë veten ajo nga familja.  

Bukuria:  Zonja Eni unë nuk e di se përse më ka sjellë motra këtu.

Ardit Gjebrea: Sa vite keni pa folur?

Bukuria:  Nuk i mbaj mend vitet tamam, por nuk e di pse më ka sjellë,  më ka ndarë edhe me njerëzit e mi. Jam fillikate vetëm me fëmijët e mi.

Luljeta: Shko atje ulu, se e  di ti shumë mirë pse të kam  sjellë këtu.

Bukuria:  Mos të hiqet si e pafajshme se ka faj sa të duash edhe ajo. Ajo i ka të gjithë pas vetes, kurse unë..

Luljeta: Po pse kanë ardhur të gjithë pas meje? Duhet ta dish shumë mirë se pse kanë ardhur të gjithë pas meje, se kam të drejtë. 

Bukuria:  Pusho! Qepe se më ke sjellë këtu! Ne mund ta zgjidhnim shumë mirë këtë. Pse më ke sjellë këtu? Nuk ke turp! Ne kishim ku t’i zgjidhnim këto, jo këtu të na shikojnë të gjithë. Të rri unë e vetme, vetëm me fëmijët e mi. Çfarë faji kam bërë unë?!/tvklan.al