RajoniTop Lajme

Rama në Forumin e Davosit: Po ndërtojmë mure mbrojtëse ndaj sulmeve kibernetike

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në forumin e Davosit për sulmet kibernetike.

Rama theksoi se ky sulm i sponsorizuar nga Irani u përballua me bashkëpunimin me Microsoft dhe FBI amerikane.

“E përballuam në koalicion me aleatët, po ndërtojmë muret mbrojtës ndaj sulmit kibernetik. Për rikuperimin u deshën disa javë”, theksoi kreu i qeverisë.

Në fokus të diskutimeve ishin problemet aktuale ndërkombëtare si lufta në Ukrainë, kriza energjetike dhe sulmet kibernetike.

Të pranishëm në këtë forum ishin dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe ai i Maqedonisë Stevo Pendarovski të cilët do të flasin për përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si dhe do të diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë.