Bota

Rusi, minus 50 gradë në njërin prej qyteteve më të ftohta në botë

Shpërndaje

Qyteti i Yakutsk në Siberinë lindore në Rusi po shënon temperaturat minus 50 gradë Celsius, i identifikuar si njëri nga qytetet më të ftohta në botë.

Janari është muaji i tij më i ftohtë dhe megjithëse janë mësuar me temperaturat e ulëta, banorët në rajonin e largët po marrin masa paraprake shtesë për t’u ngrohur.

“Nuk mund ta luftosh të ftohtin këtu,” i tha Reuters një banor i veshur me dy shalle dhe shtresa të shumta dorezash, kapele dhe kapuçësh. “Ose duhet të përshtateni dhe visheni në përputhje me rrethanat ose vuani.”

Veshja, sipas një banoreje tjetër që shet peshk të ngrirë në një treg lokal, ishte çelësi. “Vetëm vishuni ngrohtësisht. Vishuni e pështjelluni sikurse një lakër,” tha ajo.

Në vitin 2018 në këtë qytet u bë aq ftohtë saqë disa banorë thanë se u ishin ngrirë qerpikët.

Vendbanim i më pak se një milion banorëve, dimrat në Yakutsk mund të jenë ekstremë – edhe sipas standardeve ruse.

Por qyteti tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare në muajin korrik kur mjegulla nga zjarret aty pranë përfshiu edhe pyjet, duke e mbuluar rajonin me tym të dendur.

Shkencëtarët shprehën shqetësime të mëdha për frekuencën në rritje të zjarreve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike në Arktikun e Siberisë./CNN