Rajoni

Shkon të mbjellë flokë, çon lekët për lesh, Sante Plus e mashtron (Video)

Shpërndaje

Kohë më parë emisioni “Stop” katransmetuar masakrimin, që spitali “Sante Plus” në Tiranë, i bëri një zonje, që u drejtua atje për të hequr dhjamin dhe rimodeluar barkun.Në redaksinë tonë ka mbërritur një tjetër denoncim nga një i ri, që donte të mbillte flokët në këtë spital.

Ai pagoi 1 milionë e 225 mijë lekë dhe e gënjyen, kur ai i pyeti, nëse mund të përdorte kapelen, pasi punonte në kuzhinë.Zotëria nuk u fut në sallë dhe kërkoi pagesën mbrapsht, por nuk ia kthyen. Sante Plus duhet të ishte i mbyllur që në 28 nëntor 2022, por vazhdon të kryejë ndërhyrje pa u shqetësuar.Pasi qytetarin e sorollasin për kthimin e pagesës, shkon në këtë spital edhe gazetarja e “Stop”, së cilës i thonë, se pagesa do të bëhet në fund të muajit.Më në fund pas shumë përpjekjesh qytetari mori nga Sante Plus pagesën për flokët e pambjella.