Skandaloze: Kryetarja e unionit studentor në UNT presion studentëve për pjesëmarrje në tubimet e “Grupit të Musës” (Foto)
Kryetarja e Unionit studentor në Universitetin Nënë Tereza, Anesa Mani ka bërë presion kolegëve të saj për pjesëmarrje në tubimin e organizuar nga “Grupi i Musës” ku do të diskutojnë me Izet Mexhitin dhe Blerim Bexhetin.
Kryetarja e Uninionit ka kërkuar nga studentetë që të shpërndajnë thirrjen dhe të bëjnë grupe me student dhe të caktohet edhe numëri i studentëve që do të marrin pjesë në këtë tubim të organizuar nga Musa Xhaferi.
“Do ju kisha lutur të shpërndani këtë mesazhme grupet e juaja dhe të përiploni lista me studentët që do të marrin pjesë” ka shkruar kryetarja e Unionit të studentëve në UNT.
Nga UNT-ja nuk ka ndonjë reagim në lidhje me keqpërdorimin e pozitës zyrtare të kryetarës së Unionit për thirrje në tubime partiake.