Takim i ministrave të brendshëm i Maqedonisë se Veriut dhe Bullgarisë
Zv/Kryeministri bullgar për Rendin dhe Qetësinë Publike dhe Ministër për Punë të Brendshme, Ivan Demerxhiev, ka mbërritur në Shkup.
Në MPB me kolegun e tij nga RMV-ja, Oliver Spasovski, sic njofton KlanM, duhet të bisedojnë për shënimin e 4 Shkurtit – Përvejtorit të 151-të të lindjes së Goce Dellçevit.
“Mirëseardhje për kolegun tim Ivan Demerxhiev, në krye të delegacionit të lartë nga MPB e Republikës së Bullgarisë, në takimin e punës me MPB e RMV-së. Do të kemi një takim kokë më kokë, pas cka nis takimi zyrtar I dy delegacioneve” – ka shkruar në Facebook, Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, duke publikuar edhe fotografi nga takimi.
Dy ministrat e brendshëm, sic njofton KlanM, nuk do të kenë konferencë të përbashkët për media, por sic njoftoi MPB-ja, do të ketë vetëm komunikatë nga takimet.
Pas seancës së Këshillit për Siguri Kombëtare tek Presidenti Stevo Pendarovski më 23 Janar, 4 Shkurti ishte vlerësuar si ngjarje me rrezik të lartë sigurie për shkak të paralajmërimeve për ardhjen e qytetarëve bullgar në Shkup.