Maqedoni

Taravari nga Tirana: Nuk ka dilema se partitë shqiptare janë pro eurointegrimeve

Shpërndaje

Ka përfunduar takimi në Tiranë mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe krerëve të partive politike shqiptare në Maqedoni.

KLIKO VIDEO

Pas takimit, kreu i ASH-së, Arben Taravari, deklaroi se takimi ka qenë më shumë si darkë për fillimin e vitit të ri. Ai theksoi se në takim është diskutuar për sfidat që i presin dy vendet tona në rrugëtimin drejt BE-së dhe se ka siguruar kryeministrin e Shqipërisë se nuk ka asnjë parti shqiptare që është kundër integrimit të vendit në BE dhe me këtë edhe pro ndryshimeve kushtetuese. Taravari nuk ka dashur të komentojë mospjesëmarrjen e liderit të Lëvizjes Besa, duke e quajtur si diçka personale.