Tërmeti tronditi Shqipërinë, flet sizmologu: Nuk ka vend për panik
Një tërmet i fuqishëm goditi mbrëmjen e sotme Shqipërinë, me lëkundjet që u ndjenë në disa qytete të vendit.
Sipas EMSC, tërmeti ishte i magnitudës 4.7 dhe epiqendrën e kishte 23 kilometra në veri-lindje të Tiranës. Lëkundjet janë ndjerë më shumë në zonën e Klosit dhe Bulqizës, por edhe në kryeqytet.
Sizmologu Rrapo Ormeni ka folur për tërmetin, duke thënë se janë lëkundje që shkaktojnë panik, por jo dëme materiale. Ai u shpreh në Report TV se dëme mund të shkaktohen vetëm në shtëpi të vjetra.
Të dhënat e plota nga EMSC: https://www.emsc.eu/Earthquake/earthquake.php?id=1210921