Rajoni

Vodhën mijëra euro nga banesa e ish-zyrtares, arrest me burg për nënë e bir

Shpërndaje

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për Rozeta dhe Havier Dobin.

Ata u arrestuan dy ditë më parë me akuzën e vjedhjes së mijëra eurove në banesat ku 49-vjeçarja punonte si pastruese. Nënë e bir akuzohen se kanë vjedhur rreth 700 mijë euro.

Rozeta Rakipllari, së bashku me djalin e saj Havier Dobin është autore e vjedhjes së 524.800 eurove, 8500 dollarëve dhe 368.000 lekëve të rinj si dhe aksesorë flori, në banesën e Alda Klosit alias Çiko, e cila ka qënë Drejtore Kabineti pranë ish-ministrit të Rindërtimit dhe ish-Zv/kryeministrit të vendit, Arben Ahmetaj.

Mësohet se shuma parave është vjedhur së bashku me kasafortën e lëvizshme që Klosi mbante në shtëpinë e saj në “Rrugën e Kosovarëve.”

Në momentin e vjedhjes, Klosi nuk ndodhej në banesë pasi kishte udhëtuar jashtë shtetit.

Një kopje të çelësit të shtëpisë ja kishte besuar pastrueses së saj personale, Rozeta Rakipllari alias Dobi.

Rozeta Rakipllari, ka pranuar të tregojë se vjedhjen e banesës së Alda Klosit, e ka kryer së bashku me djalin e saj, Havier Dobin, i cili e ka ndihmuar për të lëvizur kasafortën që Klosi mbante në shtëpi.

Nga ana tjetër Klosi deklaroi se lekët i kishte të deklaruara dhe i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait.

“Lekët i kam të gjitha të deklaruara. Lekët i kisha për një rast fatkeqësie, për xhaxhin tim që e kam me tumor. Ndodhet në SHBA. I kemi gjetur, mbledhur lekët për këtë rast. Unë kam qenë në Amerikë. Denoncimin e bëra vetë”, tha Klosi.

Por Prokuroria e Tiranës nga ana tjetër ka nisur hetimet për origjinën e parave të Klosit.

Dyshimet janë ngritur pas gjetjes së një tjetër sasie parash këtë të dielë në banesën e nënë e bir. Blutë e kryeqytetit u rikthyen për kontroll pas informacioneve të marra dhe në tubin e aspirimit gjetën 404 800 Euro, 8500 Dollarë dhe aksesorë floriri.

Policia ende nuk ka zbuluar nëse edhe këto para u vodhën në banesën e Alda Klosit, apo në shtëpi të tjera ku Rozeta Dobi kishte punuar si pastruese. Historia nisi pas denoncimit të bërë më 15 Dhjetor nga Alda Klosi për vjedhjen e banesës. 2 të arrestuarit u mbajtën nën vëzhgim dhe u zbulua se ata kishin hyrë në banesë nëpërmjet një çelësi të kopjuar.

Ata kishin krijuar rrëmujë në banesë me qëllim që vjedhja të dukej si grabitje, megjithatë provat e administruara nga policia kanë çuar në identifikimin e tyre. Policia sekuestroi edhe 3 automjete që dyshohet se u blenë me paratë e grabitura. Përpara hetuesve, 2 të arrestuarit kanë pranuar krimin.