Xhaferi: Shtëpia e quajtur BDI nuk mund të shitet nga fëmijët, kush dëshiron shtëpi të re, është i lirë!
Duke folur për aktivitetet paralele të funksionarëve të BDI-së, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi nga Ҫegrani tha se asnjëherë nuk mundet fëmiu të shesë shtëpinë e babës .
Ai thotë se shtëpia e quajtur BDI nuk është në shitje kush dëshiron shtëpi të re mund të ndërtojë një të tillë.
“Shtëpia jonë e quajtur BDI, nuk është në shitje, kush dëshiron shtëpi të re nuk e pengojmë. Jam i përbetuar që të jemë deri në fund së bashku me Ali Ahmetin. Këtë betim e kam bërë si komandant I brigadës. Ahmeti është figura që bën ballansimin e veprimeve.”, tha Xhaferi.
Xhaferi i prerë nga Ҫegrani: Të japin raport për të bërat e tyre, pastaj të kërkojnë llogari!
Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në fjalimin e tij para banorëve të Ҫegranit ka thënë se nuk është e nevojshme të flasin sepse sic thotë Xhaferi ai është obligim I marrë nga Qytetarët.
Ai thotë se ata duhet të japin përgjegjësi para se të kërkojnë.
“Nuk mund ta vlerësojmë vetveten se të gjithë ne jemi bashk. Ata duhet të japin raport për të bërat dhe të mos bërat e qeverive të kaluara. Ne duhet të prodhojmë kuadro të cilat do të mund të trashëgojnë ideologjinë e BDI-së dhe filozofinë politike të Ali Ahmetit. Për 20 vite shqiptarët në RMV jo rastësisht mbështetën politikën dhe filozofinë e komandantit”, tha Xhaferi, duke shtuar se asnjëherë nuk mund të thuhet se kemi kry të gjitha punët.
Ai foli edhe për Zendelin.
“Ish ushtari im, Fadil Zendeli. Projekti i Ali Ahmetit është qendra e Gostivarit. Ishte qendër e mbledhjes së drogirashëve, sot nuk është. Atë e bëri BDI-ja, rënuam mbi 1 mijë objekte me mbështetje të Ahmetit dhe BDI-së, ne e bëmë Gostivarin qytet”, tha Xhaferi.