Ahmeti: Ta ruajmë BDI-në se është gjaku i UÇK-së
ALi Ahmeti dhe krerët e BDI-së po qëndrojnë sot në Zhelinë ku po realizojnë takim me qytetarët e kësaj zone. Në fjalimin e tij, kryeintegristi Ahmeti bëri thirrje që të ruhet BDI-ja, si parti e krijuar në 2002, pasi ajo, sipas Ahmetit, është gjaku i UÇK-së.
“Iku koha kur njerëzit ihin të painformuar. Sot edhe njeriu më i rëndomtë e ka informacionin 24 orësh se çka ndodh në komunë, në qeveri, në rajon. Ne sot jemi në paradhomën e Europës. Nuk hyhet në Evropë dhe nuk të pranon BE pa standarte. Çdo parti politike e mirëfilltë sepse përditë bëhen parti, grupe e grupacione, por parti mirë e organizuar, mirë e etabluar, ky Bashkim Demokratik i juaji është thesar kombëtar. Thesaret kombëtare nuk ndërtohen përditë. Ta ruajmë BDI-në, ta ruajmë historinë tonë sepse BDI është bashkim i patriotëve, atdhetarëve dhe intelektualëve shqiptarë që e krijuan atë në vitin 2002. BDI është gjaku i UÇK-së, është vuajtja e mijëra shqiptarëve të burgosur nga Struga e deri në Sopot. Është djersa, mundi i Rafi Halilit që sa ka ndejtur në burg vetëm në terr e kanë mbajtur pa e parë dritën e diellit “, deklaroi Ahmeti.