Maqedoni

Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-luftëtarit të UÇK-së Bekim Jashari

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimitare Kombëtare (UÇK), Bekim Jashari nga Kumanova.

Ahmeti në mesazhin e tij ngushëllues kujton Bekimin si një veteran dhe patriot i cili fatkeqësisht humbi jetës në moshë të re.

Postimi i plotë i kryetarit Ahmeti:
Me dhimbje e pranova lajmin e hidhur për ndarjen nga kjo jetë të Bekim Jasharit, luftëtar, veteran, patriot, në moshë kaq të re.
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Bekimit, bashkëndjej me dhimbjen e tyre dhe të të gjithëve që e njohën dhe e respektojnë veprën e tij.
I lehtë të qoftë dheu Bekim